back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeKryeministri Hoti: S’do ta pranoj propozimin e Vjosa Osmanit për shefin e...

Kryeministri Hoti: S’do ta pranoj propozimin e Vjosa Osmanit për shefin e ri të AKI-së

Të ngjajshme

Nesër votohet në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës

Nesër, në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, do...

Vetëm 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Për të hyrë në Kosovë, bashkëvendësit po presin vetëm...

Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova

Artistja me famë botërore, Era Istrefi ka qenë surpriza...
- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani për drejtorin e ri të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se emri që Osmani e ka propozuar nuk e ka përvojën e nevojshme për të marrë një përgjegjësi të tillë.

“Nuk jemi dakorduar. Nuk ka dakordim për personin që duhet të emërohet në pozitën e drejtorit të AKI-së. Ligji kërkon që brenda 20 ditësh nga momenti që lirohet pozita të emërohet. Nuk do të arrijmë që ta zgjedhim drejtorin në këtë mandat qeverisës. AKI-ja vazhdon punën e vet, është zëvendësdrejtoresha e cila po e kryen punën e saj plotësisht”, tha ai në Klan Kosova.

Hoti ka thënë se pozita e drejtorit të AKI-së është e ndjeshme.

“Nuk do ta pranoj propozimin e Vjosa Osmanit. Nuk mund të pranoj njerëz, nuk po them anonimë, pa përvojën dhe maturitetin e nevojshëm për të marrë përgjegjësi të tilla, sepse është tepër e rëndësishme dhe e ndjeshme kjo pozitë. Unë vlerësoj që ai propozim nuk e ka dakordimin tim”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz