back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeVetëvendosja kërkon para nga qytetarët për një fushatë perfekte

Vetëvendosja kërkon para nga qytetarët për një fushatë perfekte

Të ngjajshme

Abdixhiku: LDK është shpresë për Republikën

Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku,...

A do të luaj Edon Zhegrova ndaj Pisa-s, Spalletti publikon listën

Juventusi sonte do të luaj si mysafire e Pisas,...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, i futi 500 lekë ryshfet në dokumente

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare...

Incident serioz në skenë: Gresa Gashi merr goditje në kokë gjatë shfaqjes

Mbrëmja e djeshme nuk ka shkuar sipas parashikimeve për...
- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar qytetarëve që ta ndihmojnë financiarisht për të realizuar një fushatë, sic thotë njoftimi i partisë, perfekte.

- Advertisement -

“Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral”,thuhet në njoftimin që LVV’ja e ka publikuar në Facebook.

Kjo parti thotë se nuk pranon financime nga persona apo bizneset të dyshimta.

“Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush”, thuhet në njoftim.

“Me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitores plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE1, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti II do të jetë kthim i Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj”.

Këtë njoftim e kanë shoqëruar me sloganin krejt e drejt që LVV’ja e ka në këto zgjedhje. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz