back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeRamush Haradinaj: Liria ka emër, e ka Prekazin dhe Reçakun

Ramush Haradinaj: Liria ka emër, e ka Prekazin dhe Reçakun

Të ngjajshme

Behrami: Kërkesa për 180 vjet burgim është barazim me gjenocidin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka...

Kërkesa e Prokurorisë në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, vjen reagimi nga Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas krëkesës...

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj...

Ai Weiwei: Kthimi në shtëpi, censura dhe epoka e mbikëqyrjes

“U tremba kur u ktheva në Kinë? Jo.” Kështu...

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Reçak, për nder të 22-vjetorit të masakrës në këtë fshat të komunës së Shtimes, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj është takuar me familjarë të të masakruarve në Reçak, teksa nga atje tha se të rënët në masakrën e Reçakut e të Prekazit janë në themel të lirisë së Kosovës.

“Për të gjithë familjarët e të rënëve në Reçak dhe për të gjithë familjarët e të gjithëve që kanë rënë për liri gjatë të gjitha kohërave, e vërtetë që liria ka emër, e ka Prekazin e ka Reçakun, i ka varret dhe vuajtjen e dhimbjet e gjithë atyre që më të dashurit i kanë në themel të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz