BallinaLajmeKy është 38-vjeçari nga Malisheva që vdiq dje pasi ra nga kati...

Ky është 38-vjeçari nga Malisheva që vdiq dje pasi ra nga kati i 5-të i një ndërtese

Të ngjajshme

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Jul Çezari: pushtet, strategji dhe trashëgimi

Jul Çezari nuk është thjesht një emër në librat...

Pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur...

Azemi i reagon Bajqinovcit për njehsorët: E paske ditë qe 6 vjet, pse heshte, pse po e mbron hajninë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ditën e sotme...

Një 38-vjeçar nga Malisheva ka vdekur dje pasi rënë nga kati i 5-të i një ndërtese në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysrert Gjurkaj, i cili tha se viktima është nga Malisheva.

“Me datë 12.01.2021 rreth orës 16:20 Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr. ‘Selman Riza’ -Gjakovë. Patrulla ne vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalë autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë te cilët kane konfirmuar vdekjen e viktimës. Viktima është rreth moshës 38 vjeçar nga Malisheva”, ka thënë Gjurkaj për Reporteri.net.

Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se 38-vjeçari që ka vdekur është Nesret Morina nga Malisheva.

Vdekjen e kanë konfirmuar edhe familjarë të tij.

“Me zemër të thyer morëm lajmin për vdekjen tragjike në vendin e punës të bashkëvendasit tonë Nisret Morina. Zoti e mori në moshë të re vetëm 37 vite, të gjithë ne kemi vetëm kujtime të mira nga Nisreti, do na mungosh të gjithëve. U prefshë në paqe!”, ka shkruar Avdi Morina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz