back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeÇka e shkaktoi shembjen e rrugës në autoudhën Mitrovicë-Prishtinë?

Çka e shkaktoi shembjen e rrugës në autoudhën Mitrovicë-Prishtinë?

Të ngjajshme

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në...

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar...

Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision

Pas përfundimit të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali...
- Advertisement -

Një pjesë e autoudhës Mitrovicë-Prishtinë sot është mbyllur për qarkullim, pas shembjes së asfaltit në atë rrugë. Rruga është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar, ka deklaruar për portalin rtv21.tv drejtori i departamentit të menaxhimit të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Malë Lokaj.

- Advertisement -

Ai është shprehur se në vendngjarje ka dalur inspektorati i rrugëve për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga shembja e rrugës. I pyetur se kush do ta paguajë rregullimin e rrugës së dëmtuar, Lokaj për rtv21.tv ka potencuar se kur të vërtetohet nga gjykata, dëmi do të paguhet nga pala e tretë që e ka shkaktuar dëmin.

Megjithatë, ai ka thënë se si ministri do të përpiqen që të rregullojnë dëmet sa më parë. Shembja e rrugës ka ndodhur më 31 dhjetor 2020, derisa reshjet kanë bërë që shembja e rrugës të thellohet.

Sipas Lokajt, segmenti i rrugës është shtruar para 7-8 vitesh. Rtv21 ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ju sjell pamje nga çarja e rrugës./21Media Të ngjajs

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz