BallinaLajmePlagosen dy persona në Podujevë, i dyshuari shtiu edhe drejt policisë

Plagosen dy persona në Podujevë, i dyshuari shtiu edhe drejt policisë

Të ngjajshme

Michelle Obama shfaqet në Beverly Hills me vajzat, përflitet për peshën e saj

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama,...

Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë, niset për QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton...

Haliti: Sulmi ndaj Hysni Mehanit i gabuar, LVV po e kapitalizon politikisht

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,...

KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e...

Dy persona janë plagosur në orët e vona në qytetin e Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila thotë se i dyshuari që ka plagosur dy persona ka shtënë edhe në drejtim të policisë.

“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin për plagosje me armë zjarri në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i janë përgjigjur në mënyrën e njëjtë”, ka deklaruar ajo.

Ahmeti thotë se ktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz