BallinaLajmeEkskluzive: Enver Hoxhaj është kandidati i PDK-së për kryeministër

Ekskluzive: Enver Hoxhaj është kandidati i PDK-së për kryeministër

Të ngjajshme

Zyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill

Një moment i rëndësishëm për sportin dhe retail-in në...

Ancelotti tregon nëse Neyamr do të ftohet për Kupën e Botës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar nuk ishte i lumtur pasi...

​Analisti kroat demanton pretendimet e Vuçiqit: Armatosja e Serbisë nuk çon në asgjë të mirë

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci nuk paraqet rrezik për Serbinë, ndërkohë...

”Dardanët” nisen drejt Sllovakisë

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejt Bratisllavës. ”Dardanët” nesër mbrëma...

Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, do të jetë kandidat i partisë për kryeministër.

Gazeta Express mëson se Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe ka vendosur që Hoxhaj të jetë bartës i listës dhe kandidat për shef të Qeverisë në zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh, prej kur shpallen.

PDK-ja ka mbetur pa kryetar, prej kur Kadri Veseli u arrestua dhe po mbahet në Hagë nën dyshimet për krime të luftës.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese doli me vendim se votimi i Qeverisë së Avdullah Hotit është jokushtetues, sepse aty ka votuar deputeti Etem Arifi, i dënuar me burg.

Në listën e ngushtë të kandidatëve të ngushtë që PDK-së për kryeministër janë përmendur Hoxhaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

Ky i fundit ka thënë se nuk ka ambicie për të qenë kandidat.

Enver Hoxhaj ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Ramush Haradinajt dhe ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Isa Mustafës. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz