back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMësohet se a mund të kandidojë Vjosa Osmani për deputete pasi që...

Mësohet se a mund të kandidojë Vjosa Osmani për deputete pasi që është u.d e presidentit

Të ngjajshme

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treguar nëse mund të kandidojë për deputete Vjosa Osmani e cila aktualisht është ushtruese e detyrës së presidentit.

Hasani thotë se ajo nuk është zgjedhur në këtë pozitë, prandaj nuk ka kurrëfar pengese në këtë drejtim.

“Po, s’ka asnjë pengesë. S’ka asnjë pengesë, sepse e kemi sqaruar në aktgjykimin në rastin Jahjaga’, thotë Hasani në Klan Kosova.

“Ushtruesi i detyrës nuk është i zgjedhur për pasojë nuk ka konflikt sa i përket mbajtjes së dy posteve”, sqaroi ai.

Osmani mund edhe të formojë subjekt të sajin politik.“Ose edhe me formu subjekt politik, s’ka problem. S’ka asnjë kufizim”, tha Hasani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz