back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaSportVlora Çitaku e mbron Muriqin: Ai ka bërë më shumë për Kosovën...

Vlora Çitaku e mbron Muriqin: Ai ka bërë më shumë për Kosovën se shumica prej nesh

Të ngjajshme

“Nuk puthem në sy të motrës”, debat mes Benitës dhe Aurorës

Benita dhe Aurora kanë debatuar në lidhje me raportin...

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, i ka ofruar përkrahje sulmuesit të ekipit kombëtar të Kosovës, Vedat Muriqit, pas kritikave të shumta që i mori ai pse bisedoi në gjuhën serbe me bashkëlojtarin e vet serb te Lazio, Sergej Milinkovic-Savic.

Sulmuesi i Lazios Muriqi u përball me kritika të ashpra, përfshirë fyerje dhe sharje, pasi iu përgjigj në gjuhën serbe komentit të mesfushorit të Serbisë, Milinovic-Savic, në një postim në Instagrampas fitores së Lazios 2:0 kundër Napolit në Serie A, raporton Gazeta Express.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!” kishte shkruar Muriqi në Instagram të dielën pas ndeshjes.

Milinkovic-Savic i komentoi: “Ajde srce” që në shqip do të thotë “Forca zemër”

E Muriqi ia ktheu me “Ajmoooo” apo në shqip “Forcaaaa”.

Për dallim nga të tjerët, Çitaku – e cila njihet për debatet e nxehta me përfaqësuesin serb në Kombet e Bashkuara për çështjen e Kosovës – mendon se fakti që sulmuesi prizrenas vendosi të komunikojë në serbisht e bën atë edhe më të madh.

“Vedati, në fushën e sportit ka ba për Kosovën shumë ma shumë se shumë prej nesh në fushat tona. Fakti se Vedati ka zgjedhë me bashkëbisedu me një lojtar në gjuhën amtare, Vedatin e bënë ma të madh!” shkroi Çitaku në Twitter.

Muriqi luajti 25 minuta në fitoren e madhe të Lazios në fundjavë, në atë që ishte paraqitja e tij e parë pas më shumë se një muaji.

Muriqi mungoi gjashtë ndeshje, katra në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve për shkak të tërheqjes muskulore që e kishte pësuar kah mesi i nëntorit.

Ai i ka bërë nëntë paraqitje për Lazion deri tani këtë sezon, por është ende në kërkim të golit të parë që prej se iu bashkua asaj nga Fenerbahce në verë. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz