BallinaLajmeVetëvendosje fillon fushatën në rrjetet sociale “Albin Kurti, kryeministër i Kosovës”

Vetëvendosje fillon fushatën në rrjetet sociale “Albin Kurti, kryeministër i Kosovës”

Të ngjajshme

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Arrestohen tre persona, konfiskohen substanca narkotike, armë zjarri e fishekë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Një lajm jo zyrtar dhe i pakonfirmuar ka qarkulluar në disa media se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Megjithëse nga LVV kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë informacion zyrtar nëse Gjykata Kushtetuese ka marrë ndonjë vendim për rastin e vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, zyrtarë të kësaj partie kanë filluar të shpërndajnë fotografi të kreut të liderit të partisë ku shkruan ” Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës”, transmeton Telegrafi.

Një postim të tillë e ka bërë ish-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla. Postimi i tij në rrjetin social Facebook, ka marrë pëlqime të shumta brenda pak minutash.

Gjithashtu, nënkryetarja e LVV-së,  Arbërie Nagavci ka shkruar se aktualisht kanë 51 përqind të votave.

“51% aktualisht, paramendo pas 40 dite”, thuhet në reagimin e Nagavcit në Facebook.

Theksojmë se vota e deputetit Arifi ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti, për të cilën LVV kishte pohuar se ishte e paligjshme. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz