Këngëtarja Shkenda Dubova, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi jashtë Kosovës.
Ajo ka zgjedhur Dubain se destinacionin e saj për pushime para festave të fundvitit, për të shijuar klimën e ngrohtë që mbizotëron atje.
Së fundmi, Dubova ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, të realizuar gjatë një mbrëmje në Dubai.
Foto: Shkenda Dubova/Instagram
Ajo duket mjaft tërheqëse në një fustan të zi me material lëkure, ndërsa vë në pah linjat e saj atraktive trupore.
Me pamjen e saj me flokë kaçurrela, bukuroshja është dukur edhe më tërheqëse në këto imazhe, në mbishkrimin e së cilave ka paralajmëruar diçka të re për ndjekësit.
Foto: Shkenda Dubova/Instagram
Kujtojmë që Shkenda ka kohë që është përqendruar në jetën e saj si sipërmarrëse, duke lënë pak anash muzikën. /Telegrafi/

