BallinaLajmeNdryshon kategorizimi i komunave, Zemaj paralajmëron masa të reja në nivel vendi

Ndryshon kategorizimi i komunave, Zemaj paralajmëron masa të reja në nivel vendi

Të ngjajshme

Maimuna Memon: Pas “Olivier”, heshtja dhe realiteti i industrisë

Vitin e kaluar, Maimuna Memon po përjetonte kulmin e...

Vini i saktë nga penalltia, Reali në epërsi

Reali ka shënuar golin e epërsisë ndaj Manchester Cityt. Është...

Klinikat private shpërndajnë kanabis mjekesorë të fortë pa prova se funksionon

Ekspertët paralajmërojnë se kanabisi medicinal, i përshkruar për mijëra...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se situata me COVID-19 në Kosovë, sipas tij, është e qetë, raporton GazetaBlic.

Në një konferencë për medie, Zemaj ka thënë se tash ka rënë në 11 numri i komunave që gjenden në zonën e kuqe.

“Në zonën e kuqe janë 11 komuna, 11 në të verdhën dhe në të gjelbrën 16 komuna. Në zonën e kuqe aktualisht janë 11 komuna: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.

11 komuna gjenden edhe në zonën e verdhë. Pjesë e kësaj zone janë: Kamenica, Kllokoti, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Gjakova, Vitia, Shtërpca, Istogu dhe Ranillugu.

Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 16 komuna: Gracanica, Klina, Hani i Elezit, Suhareka, Malisheva, Parteshi, Kaçaniku, Dragashi”, ka thënë Zemaj.

“Jemi duke përgatitur masat e reja në nivel vendi, për të cilat do të bëhen të ditura të premten tjetër”, ka thënë Zemaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz