BallinaLajmeFahri Musliu propozon Rada Trajkoviqin për presidente të Kosovës

Fahri Musliu propozon Rada Trajkoviqin për presidente të Kosovës

Të ngjajshme

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë… lëndohet trajneri!

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë...

Ish-gazetari i RTK-së, Fahri Musliu, ka propozuar politikanen serbe, Rada Trajkoviq, për postin e presidentit të Kosovës.

Ai ka thënë se Trajkoviq është zgjidhje kompromise për këtë çështje, dhe se zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë jashtë Kosovës.

Sipas tij ky post është vetëm ceremonial pasi thotë se pushtetin e ka qeveria.

“Meqë zgjedhja e kryetarit/kryeplakut të shtetit është bërë kryetemë në Kosovë dhe mollë e shefit, ku kastat politike shqiptare të Kosovës nuk po mund të merren vesh, si zgjidhje kompromise propozojë që ta zgjedhin në këtë post, politikanen serbe Rada Trajkoviq.”

“Edhe ashtu ky post është ceremonial, meqë pushtetin e ka qeveria. Zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë pozitive jashtë Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Reagimi i tij erdhi pas mospajtimeve mes pozitës e opozitës për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz