back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDalin detaje për vdekjen e policit dhe vajzës në Prizren

Dalin detaje për vdekjen e policit dhe vajzës në Prizren

Të ngjajshme

Barcelona i ‘fërkon’ duart, çmimi i Fermin Lopezit po rritet

Fermín López ishte shumë pranë largimit nga Barcelona gjatë...

Dëshmia e Rubinit, Ahmeti: Propaganda dashakeqe u çmontua sot në Hagë

Ish-ndihmësi i sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, po...

IKShPK apelon qytetarët që furnizohen nga Liqeni i Badocit që të mos e përdorin ujin për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë...

“Të shtëna me ar’më zjarri” dalin detaje për vdekjen e policit dhe vajzës në Prizren.

Dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre sonte rreth orës 19:00 në Prizren.

Dyshohet se relacioni mes dy viktimave është babë dhe bijë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga ar’ma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, ka thënë Kelani.

Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz