back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeShpërthen vullkani Etna në Sicili

Shpërthen vullkani Etna në Sicili

Të ngjajshme

Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të specializuar kundër dronëve në Kosovë

Ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale Lindore të misionit paqeruajtës...

Jurgen Klopp në Real Madrid?

Kthim sensacional i Jurgen Kloppit në Madrid? Spanjollët raportojnë...

Vërmicë: Zbulohet ngarkesë e fshehur me pajisje sportive, kozmetikë dhe produkte për fëmijë

Një autobus është ndaluar për kontrolle rutinë në pikëkalimin...

Mali Etna ka shpërthyer në Sicili, ndërsa qielli është mbuluar nga shtëllunga tymi, ndërsa prej saj ka nisur të dalë edhe llava.

Vullkani italian është më i madhi i Evropës dhe shpërthimet e shpeshta të Etnas shoqërohen shpesh nga rrjedhje të mëdha të llavës.

Aktiviteti vullkanik nga krateri jug-lindor i Etnas u regjistrua për herë të parë në orën 21:20 dje dhe brenda gjysmë ore, intensiteti i shpërthimit u rrit nga mesatare në të lartë.

Krateri prodhoi burime lave deri në 100 metra të larta dhe shtëllungë hiri që u ngrit në një lartësi rreth 5 km, sipas Qendrës Këshillimore të Hirit Vullkanik Toulouse.

Gjithashtu janë raportuar reshje rëre në fshatra dhe qytete në jug të vullkanit Sicilian. Zhurma të forta janë dëgjuar në Kalabri ndërsa tymi ishte parë duke u drejtuar drejt Katanias.

Një tërmet me madhësi 2.7 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në shpatet e Etna para shpërthimit, por nuk dihet nëse kjo lidhet me zgjimin e vullkanit. Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 17 tërmete.

Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike afrikane dhe euroaziatike, si dhe defektit midis mikroplatës Afrikane dhe Joniane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz