Një aksident komunikacioni ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në këtë aksident janë lënduar shtatë persona.
Rastin e për DrenicaPress e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka dodhur rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, segmenti rrugorë fshati Llaushë. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamionetë. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./DrenicaPress