BallinaLajmeMustafa: Nuk ka gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, po shkojmë drejt zgjedhjeve

Mustafa: Nuk ka gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, po shkojmë drejt zgjedhjeve

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa javë më parë paralajmëroj organizmin e një tryeze me partitë politike për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

Por deri tash nuk ka diçka konkrete në realizimin e këtij takimi ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike në pushtet dhe në opozitë.

I pari i LDK-së, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka gatishmëri të partive politike për një tryezë e tillë.

Mustafa më tej shtoi se ka këmbëngulje nga disa parti që e votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo ndonjë kandidat tjetër. Ai theksoi se në këtë situatë jemi duke rrëshqitur drejt zgjedhjeve.

“Ka deklarata dhe këmbëngulje publike se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo të një subjekti tjetër. Kjo dëshmon se beteja po zhvillohet në media dhe në debate, por se akoma nuk ka gatishmëri për tryezë. Koha po ikën dhe po rrëshqasim në zgjedhje”, u shpreh Mustafa për Telegrafin.

Kujtojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se do të jetë kandidat për president, dhe për marrjen e këtij posti AAK-ja është duke këmbëngulur se ky post iu takon atyre.Haradinaj ka deklaruar se nëse bëhet president, nuk do të kthehet në AAK pasi t’i përfundojë mandati.

E nga ana e PDK-së, kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka deklaruar sot se kjo parti nuk shtantazhohet dhe se nuk do të lejoj që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës.

Hoxhaj shtoi se PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz