back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeDriton Selmanaj i kërkon falje publike Saranda Bogujevcit

Driton Selmanaj i kërkon falje publike Saranda Bogujevcit

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka kërkuar falje publike ndaj deputetes së VV’së, Saranda Bogujevcit dhe familjes së saj, transmeton Gazeta Metro.

Selmanaj ka kërkuar falje ndaj të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer nga deklarata për të pagjeturit, mirëpo thotë se fjalët ia shtrembëruan.

Ai ka insistuar që deklaratat e tij janë deformuar, meqë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ka folur në kontekstin që për të pagjeturit duhet angazhim dhe punë.

”Kushdo që në një formë është ndjerë i fyer apo i lënduar nga deformimet, shtrembërimet që m’i janë bërë fjalëve të mia, unë iu kërkoj falje publike kujtdo i cili është ndjerë i fyer nga deformimet e të tjerëve që m’i kanë bërë fjalëve të mia”, tha Selmandaj në Rubikon.

”Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari, Gramoz Berisha, dhe jo vetëm këta, janë vet historia e gjallë e këtij vendi, janë vet populli i Kosovës”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se kushdo që po mundet të e linçoj atë e ka shumë gabim, pasi bashkëndjen dhimbjet me familjet e të pagjeturve dhe asnjëherë nuk i shkon mendje t’i fyen apo lëndon ata.

Të Fundit

Sport

ShowBiz