BallinaLajmeDrejtoria e Policisë në Mitrovicën e Jugut, për tri vjet radhazi me...

Drejtoria e Policisë në Mitrovicën e Jugut, për tri vjet radhazi me besueshmërinë më të lartë te qytetarët

Të ngjajshme

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Arrestohen tre persona, konfiskohen substanca narkotike, armë zjarri e fishekë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Ditë më parë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), është publikuar barometri kosovar i institucioneve të sigurisë për vitin 2020, ku sipas këtij publikimi, bazuar në pasqyrimet rajonale, rezulton se besueshmëria e qytetarëve për Policinë e Rajonit të Mitrovicës ‘Jugu’, vazhdon të jetë më e larta.

Sipas këtij barometri, anketimet e qytetarëve edhe këtë vit kanë nxjerrë Policinë Rajonale të Mitrovicë ‘Jug’, si rajonin që prin me besueshmërinë më të lartë nga të gjitha rajonet tjera. Kjo besueshmëri e qytetarëve është vazhdimësi e dëshmuar edhe në dy vitet paraprake 2018-2019, si rajoni më i besuar.

Një perceptim i tillë nga ana e qytetarëve, vije si rezultat i një fryme aktive policore, me qasje standarde me bazë në komunitet, e demonstruar me veprime konkrete në angazhim dhe integritet të lartë, etik e profesional të Policisë.

Kështu thuhet në komunikatën për medie të Policisë së Kosovës.“Indikatorët e kësaj besueshmërie shfaqin principet bazë e reale të një përkushtimi të vazhdueshëm të të gjithë zyrtarëve policorë në të gjitha nivelet strukturore mbi kompetencat e një Drejtorie Rajonale të Policisë sikur rajoni i Mitrovicës Jugu. Duke vlerësuar barometrin e QKSS-së si një kontribut i rëndësishëm i pasqyrimit real të perceptimit qytetar ndaj institucionit të sigurisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ‘Jugu’, u është mirënjohës dhe falënderues të gjithë qytetarëve për besim e shprehur, ky perceptim do të jetë motiv shtesë dhe zotim për të vazhduar tutje drejt përmbushjes së synimeve të përbashkëta në ofrim të sigurisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz