back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëPunëtorët e Trepçës bllokohen në minierë

Punëtorët e Trepçës bllokohen në minierë

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Punëtorët e Minierës Trepça janë bllokuar. Kjo për shkak se minatorët nuk janë paguar për punën e tyre. Mësohet se minatorët kanë zgjedhur ngujimin në minierë si shenjë proteste dhe nuk do të dalin derisa të paguhen për punën e tyre.

Sipas burimeve brenda minierës, mësohet se minatorët po qëndrojnë të ngujuar brenda në zgafellë.

Punëtorët kanë thënë se nuk do të dalin nga nëntoka derisa të kryhet pagesa ndaj tyre.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet prej 1 milion euro për kryerjen e pagesave ndaj minatorëve, raporton gazeta lokale në Mitrovicë “Jepi Zë”.

Minatorët ishin dakorduar të kthehen në punë me premtimin se pagat do të ekzekutohen gjatë kësaj jave.

Minatorët poashtu janë të pakënaqur dhe nuk po i pranojnë udhëheqësit e rinj në departamentet e ndërmarrjes.

Të Fundit

Sport

ShowBiz