BallinaLajmeShqiptari Abazoviç kandidat për ministër të Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër të Malit të...

Shqiptari Abazoviç kandidat për ministër të Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër të Malit të Zi

Të ngjajshme

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet dhe mirëkuptim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP...

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam...

Mali i Zi ka njoftuar se më 2 dhjetor do të formohet qeveria e re e vendit, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

I mandatuari për kryeministër, Zdravko Krivokapiç i bëri publike emrat e kabinetit qeveritar.

12 ministrat e qeverisë do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme, përveç liderit të koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç, i cili është kandidat për ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i Malit të Zi.

Fakti se në përbërjen e Qeverisë së re të cilën e ka propozuar mandatari Zdravko Krivokapiç dhe në të cilën nuk ka përfaqësues të pakicave nacionale, do të çojë drejtë polarizimit të mëtejmë të shoqërisë, kurse pakicat do të kenë distancë më të madhe në raport me Qeverinë, ka theksuar Genci Nimanbegu, i koalicionit shqiptar.

Më herët nga koalicioni tjetër shqiptar ‘Bashke nji za’ kishin deklaruar se nuk do të bëheshin pjesë e qeverisë së re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz