BallinaLajmeE rëndë: Vdes kosovari 48 vjeçar, e zuri traktori

E rëndë: Vdes kosovari 48 vjeçar, e zuri traktori

Të ngjajshme

Çfarë goli spektakolar e shënoi Zhegrova në stërvitje, feston krejt ekipi i tij

Juventusi e ka publikuar në rrjetet sociale një gol...

Chuck Norris shtrohet në spital

Aktori legjendar dhe mjeshtri i arteve marciale, Chuck Norris,...

Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

Pas gati tre vjetëve, Kosovës nuk i rëndon më...

Rreth orës 11:00 është raportuar për një rast, lëndim i rëndë trupor, në fshatin Potok të Podujevës, por ai ka humbur jetën duke mos arritur të i mbijetojë plagëve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë Flora Ahmeti, në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net.

Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani, është rrokullisur. Në këtë rast një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që i janë shkaktuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës F.K mashkull 48 vjeç është dërguar për obduksion ndërkohë që policia po e heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz