back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeÇobani milioner në Sarandë- “Nga puna me delet, im bir ngeli beqar”

Çobani milioner në Sarandë- “Nga puna me delet, im bir ngeli beqar”

Të ngjajshme

Mickovski: Studentët e jurisprudencës mund ta japin provimin në gjuhën shqipe

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast”,...

Arifi: Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë

Opinionisti Avni Arifi ka shprehur kritika të ashpra ndaj...

Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së është e pandalshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pavarësisht...

Në ditët e sotme kur të gjithë duan të shkojnë në Tiranë, ka akoma njerëz të punës, që qëndrojnë në fshat dhe ja shikojnë bereqetin punës.

I tillë është edhe Besim Hysenbelliu, të cilin kamera e Top Channel e takoi rrugës për në Sarandë. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në Livadhia të Sarandës.

Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.

Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.

Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

Besimi thotë se gocat e sotme rrijnë pa bukë edhe ta marrin burrin çoban nuk pranojnë.

Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.

Të Fundit

Sport

ShowBiz