Përveç që këtë vit kurora e “Miss Globe” fliste shqip, poashtu gjithë skena ishte e mbushur me një frymë tradicionale shqiptare. Veshjet e krijuara nga vajzat e familjes Jashari, Kosovare dhe Fitore Jashari, mahnitën gjithë bukuroshet dhe të pranishmit me kreativitetin e treguar në veshje, ku përveç bukurisë në veshje nga kreatoret Jashari, veshjet e tyre zunë vend edhe në top 15 veshjet me të bukura në “Miss Globe” 2020.
Kreatoret Jashari treguan artin e veshjes, ku ndërthurej shumë bukur tradita e veshjes shqiptare dhe modernja. Bukuroshet nga vendet e ndryshme të botës u veshen dhe treguan bukurinë e tyre me veshjet e Kosovare dhe Fitore Jashari.
Pjesmarrja e tyre në një ngjarje kaq të rëndësishme për moden, tregon më së miri nivelin dhe profesionalizmin e kreatoreve Jashari.
Më poshtë keni fotot dhe videot e veshjeve të kreatoreve Fitore dhe Kosovare Jashari.
