back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme"Qeveria ka rënë, qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve"

“Qeveria ka rënë, qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve”

Të ngjajshme

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Obiliqi merr vendim, heq taksën 10 euro për qytetarë

Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10...

Donika ka thënë se Qeveria ka rënë dhe se qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka rënë, pasi pozita nuk po mundet me i mbledh as deputetët e saj.

Ajo tha se qeveria e ka sjellë vendin në këtë gjendje pasi nuk marrin pjesë as në mbledhjet e Kuvendit.

Po ashtu ajo tha se data e zgjedhjeve duhet të caktohet qysh nesër.

“Qeveria ka ra, sepse një Qeveri që nuk mundet me i mbledh as deputetët e vet ajo veçse ka ra. Qeveria e cila nuk merr pjesë as në Kuvend e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Mendoj se qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve, sepse ekziston një shpërfillje ndaj situatës, nuk ka interes as një ligj i thjeshtë me u votu për me i ndihmu qytetarët. Ministrat nuk i kemi për foto por me punu për interesa të qytetarëve”, deklaroi Kadaj-Bujupi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz