back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeBasha: Unë jam nip Kosove, gjyshi im është larguar nga Drenica prej...

Basha: Unë jam nip Kosove, gjyshi im është larguar nga Drenica prej presionit e masakrave serbe

Të ngjajshme

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur në lidhje me faktin se ai mund të ketë hetuar UÇK-në dhe të ketë drejtuar hetime për Shtëpinë e Verdhë, deklaroi se nuk ka pasur asnjë provë të vetme për atë shtëpi.

Basha theksoi se është nip Kosove dhe se kur gjyshërit e tij iknin nga masakrat e serbëve, të afërmit e Edi Ramës shkonin në ish-Jugosllavi.

“Nuk ka pasur asnjë provë për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë. Nuk e përmend askush në Europë, por e flet Rama dhe Ministria e Jashtme e Kosovës. Këto janë akuza të ricikluara. Sot Kosova ka nevojë për solidaritet e patriotizëm e jo për të ngulur thikën pas shpine.

Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe. Kam kontribuar për shtetin e Kosovës, për Rrugën e Kombit etj. Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi. Edi Rama goditi interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën”, tha Basha.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz