back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeKomandant Luli në Gjykatën Speciale: Deklarohem me bindje të plotë se jam...

Komandant Luli në Gjykatën Speciale: Deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëm

Të ngjajshme

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme​

Në vendin tonë, gjatë javës së ardhshme do të...

Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë

Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të...

Nëna e Inës letër: Pas çdo banori qëndron një …

Nëna e Inës ka dërguar këtë të diel një...

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, është duke u paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagës, që njihen si Gjykata Speciale.

Ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat, raporton GazetaExpress.

“Faleminderit i nderuar gjykatës. I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Veseli.

Gjykatësi Nicolas Guillou në fillim të seancës ka treguar procedurat që ndiqen në atë që quhet si “paraqitja e parë e të akuzuarit”, teksa një administratore më pas ia ka lexuar akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që rëndojnë mbi ish-kryetarin e PDK-së.

“I nderuar gjykatës, i dëgjova”, tha Veseli paraprakisht kur gjykatësi e pyeti nëse i ka kuptuar akuzat.

Veseli pohoi edhe në rastin tjetër kur u pyet nëse i ka kuptuar të drejtat që iu lexuan paraprakisht.

Të enjten e javës që shkoi, me një avion ushtarak, ish-kyeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, u nisën për në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës kundër tyre.

Një ditë më herët, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua gjithashtu për në paraburgimin e Gjykatës Speciale.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz