Lorena Latifi , vetëm 2 vjeçare nga Broboniqi i Mitrovicës ka nevojë për ndihmën e secilit nga ne.
Ajo ka qenë një fëmijë i shëndosh, por pas marrjes së një injeksioni ajo ka rënë në koma dhe është bërë e palëvizshme.
Kërkesa për ndihmë :
Përshëndetje,
Vajza jonë Lorena Latifi është vetëm 2 vjeq, ajo është e lindur me 03.03.2018.
Lorena ka qën një fëmi i shëndosh deri të premten 23.10.2020. Asaj i nodhi një fatkeqsi prej një injeksion qe mjeket ja dhan per nje ftofje, aty u ndalën rrahjet e zemres së saj. Pas disa minutash më intervenim te disa mjekvë te tjerë ajo u kthyë në jet. Që nga ajo dit Lorena jonë e vogël është në koma (stacion intenziv ne QKUK Prishtinë) e pa lëvizshmë.
Si pasojë e gjithë kësaj që ndodhi Lorenes i është bër fotografimi i trurit ku është konstatuar diagnosa Encephalopathie hipoxice-ishemik (që do të thotë truri është mbet pa oksigjen gjatë kohes që Lorena nuk kishtë rrahje te zemres). Në bazë te diagnoses Lorena ka dëmtim të trurit.
Qëllimi ynë është që ta ndihmojmë Lorenen, ajo ka nëvoj për ndihmë për mjekim dhe terapi që Lorena të zgjohet dhe sa më shpejt të sherohet.
Në pamundësi që të mbulojmë mjekimin dhe terapit e vajzës lusim të gjithë njerzit e mirë të na ndihmojnë per vajzen tonë te vogël e te dashur me aq sa kan mundesi.
Zoti ju shpërbleftë ju dhe familjet e juaja!