BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: 197 raste të reja me Koronavirus

LAJMI I FUNDIT: 197 raste të reja me Koronavirus

Të ngjajshme

27 vjet nga Masakra e Mejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Mejë të...

Blero uron vajzën me një dedikim prekës për ditëlindje

Këngëtari i njohur kosovar Blero ka emocionuar ndjekësit me...

I humbur prej disa muajsh, gjendet i pajetë një person në Korçë

Një person i pajetë është gjetur në zonën e...

Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të mbeten të larta

Në tregjet e Kosovës çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë...

Nuk ndalet as natën, Bay T impresionon nga fitnesi

Reperja e njohur Bay T ka tërhequr vëmendjen e...

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus 197 persona si dhe janë shëruar 48 të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz