BallinaLajmeGrabitësit ia marrin mbi 40 mijë euro punëtorit të ETC-së

Grabitësit ia marrin mbi 40 mijë euro punëtorit të ETC-së

Të ngjajshme

Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në aksidente trafiku

Gjatë pesë ditëve të fundit, pesë persona kanë humbur...

Novus pret Zëvendës Ambasadorin Gjerman në prag të zgjerimit në tregun evropian

Novus ka pritur zëvendës ambasadorin gjerman, Christian Böttcher, në...

Vdes ish ushtari i UÇK- së nga fshati Terdec i Drenasit

Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë...

Sot në mëngjes është grabitur një punëtor i ETC-së në Fushë Kosovë, ndërsa Gazeta Sinjali mëson se shuma e grabitur është mbi 40 mijë eurosh.

Burime të Gazetës Sinjali brenda ETC-së bëjnë të ditur se shuma e cila u grabit gjatë ditës së sotme tek një punëtor i ETC-së, është mbi 40 mijë euro, teksa dy grabitësit pasi i morën të hollat, me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajmi për Gazetën Sinjali është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar si dhe vendndodhjen e tyre”, thuhet në përgjigjen e tyre. /Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz