back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeHoxhë Ekrem Avdiu: Heqja e kokës së mësuesit francez, akt i dënueshëm...

Hoxhë Ekrem Avdiu: Heqja e kokës së mësuesit francez, akt i dënueshëm edhe sipas islamit

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Mësuesit të historisë nga Franca, Samuel Paty, iu pre koka më 16 tetor, jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit verior nga një 18-vjeçar ( i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia), pasi u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed, në një orë për lirinë e shprehjes.

Hoxha Ekrem Avdiu, thotë se çdo akt i dhunës sipas islamit është i dënueshëm dhe kësisoj edhe vet personalisht ka qëndrim edhe dënimi edhe distancimi nga aktet e tilla.

“Marrja e jetës së njeriut kërkon një guxim që ai i cili e bën e ka guximin e pajustifikueshëm, madje sipas të gjitha shpalljeve e që at mësim e ka trashëguar edhe Kurani e ka bërë të pavdekshëm, nuk ka gjë më të vlefshme se jeta njerëzore. Kurani vrasjen e pajustifikueshme aq rrept e ndalon sa që kërcënon me vrasje ai i cili merr guximin që ta vrasë pa të drejtë”, ka thënë hoxha Avdiu për reporterin.

Ai thotë se vrasja e justifikueshme është në luftë e vrasjet sanksionuese që i bën shteti.I pyetur pse nuk ka reaguar për heqjen e kokës së mësuesit francez, hoxha ka thënë se në botë ndodhin aq shumë gjëra dhe nuk gjen kohë që të reagojë për të gjitha.

“Dhe nuk doja një zhvillim të largët ta sjell në vendin tonë. Debati nuk është bërë në mënyrë të duhur”, ka thënë ai.

Ai thotë se rasti i mësuesit francez mundet me qenë akt terrorist, akt kriminal, por se pasoja është e njëjtë, humbja e jetë së një njeriu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz