BallinaLajmeEKSKLUZIVE: Këta janë tre emrat që dyshohet se i “avulluan” 2 milionë...

EKSKLUZIVE: Këta janë tre emrat që dyshohet se i “avulluan” 2 milionë euro

Të ngjajshme

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Gazeta Blic ka siguruar emrat e tre zyrtarëve që dyshohet se janë të përfshirë në “avullimin” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Sipas burimeve të Gazetës Blic brenda Qeverisë së Kosovës, personat e dyshuar janë: Labinot Gruda (1956), Kadri Shala (1964 )dhe Valon Shala (1955), të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

Mësohet se që të tre zyrtarët janë punjonës të Ministrisë së Financave.

“Njëri prej tyre është arrestuar. Fjala është për Labinot Grudën, ndërsa dy të tjerët janë të dyshuar për këtë vepër, por që ende nuk janë arrestuar”, thonë këto burime.

Ndryshe, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka dalur në një konferencë të jashtëzakonshme pasi u bë e ditur se rreth 2 milionë euro janë vjedhur nga Thesari i Shtetit.Bajrami e pohoi se kjo kishte ndodhur, dhe se tani janë duke u bërë hetimet e nevojshme, dhe bëhet fjalë për 1,2 milionë euro.

‘’Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga Thesari i Shtetit, që është në kuadër të financave, ku bëhet fjalë për 1,2 milion euro. Kemi denoncuar rasti, ku krimet kibernetike janë duke u marrë me të .’’

Ajo tha gjithashtu se dy zyrtarë të thesarit janë supsenduar, njëri nga ta edhe është arrestuar.‘’Dy zyrtarë janë suspenduar, me rastin po punojnë edhe ministria e inteligjencës financiare për ta hetuar këtë transaksion.’’

Bajrami tha se këto mjete janë tërhequr përmes bankës, dhe jo kesh, derisa tha se financat e shtetit ndodhen në BQK dhe janë të sigurta.

‘’ Nuk është mjete kesh, por nga llogaria përmes llogarive të tjera, përndryshe mjetet tjera janë në BQK dhe janë të sigurta, nuk mund të jap detaje të tjera sepse rasti është në hetim, dhe nuk duam ta dëmtojmë hetimin.’’

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz