back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeJepet alarmi: 6 deri 12 javët e ardhshme më të errëtat që...

Jepet alarmi: 6 deri 12 javët e ardhshme më të errëtat që nga fillimi i pandemisë

Të ngjajshme

Koalicioni i LVV’së me Xhafer Tahirin, reagon Sylejman Meholli

Sylejman Meholli, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për...

IPK arreston një polic në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të...

Eksperti i sëmundjeve infektive paralajmëron se 6 deri në 12 javët e ardhshme do të jenë “më të errëtat sa i përket pandemisë”.

Këto komente, Micheal Osterholm i ka bërë teksa ka folur për imunitetin e tufës.

Osterholm është drejtori i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës.

Ai foli përsëri kundër idesë së imunitetit të tufës, e cila thuhet se ishte propozuar nga këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Scott Atlas.

Ai dha një prognozë të errët për amerikanët që deri më tani kanë 8.1 milionë të infektuar dhe 219.000 raste të vdekjes.

“Vaksinat nuk do të bëhen të disponueshme në asnjë mënyrë deri në fillim të tremujorit të tretë të vitit të ardhshëm. Dhe edhe atëherë, rreth gjysma e popullsisë amerikane në këtë pikë është skeptike për të marrë vaksinën”, ka thënë ai.

“Njerëzit nuk dinë çfarë të besojnë, dhe kjo është një nga sfidat tona të mëdha”, thotë ai, duke shtuar se SHBA ka nevojë për një plan afatgjatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz