Mbrëmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dha akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti, duke thënë se është i lidhur me Serbinë.
Madje, në akuzat e Thaçit, thuhet se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka punuar dhe po punon kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por, shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, njëherësh njëri ndër themeluesit kryesor të UÇK-së, ditë më parë në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, e kishte thënë të kundërtën.
Selimi pati thënë se arsyeja pse ai ka hyrë në Lëvizjen Vetëvendosje, ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Madje, siç thotë Selimi, Lëvizja Vetëvendosje, është vazhdimësia e vetme nga partitë politike të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së.
Për më shumë shikoni videon: