BallinaLajmeOsmani e fton publikisht në përballje televizive Isa Mustafën

Osmani e fton publikisht në përballje televizive Isa Mustafën

Të ngjajshme

Kjo pritet të jetë e ardhmja e Mohamed Salah!

Mohamed Salah pak më parë ka njoftuar largimin e...

Një muaj paraburgim ndaj L.F., për shkak të veprës penale të Vrasjes

Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me...

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi,...

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se është tepër e ulët deklarata e fundit e kreut të LDK-së për të.

Osmani në Syri Tv tha se nuk dëshiron të merret fare me qëndrimet e tij, por shtoi se nëse Isa Mustafa dëshiron t’i hyjë kësaj pune ajo nuk përton.

Madje, Osmani tha se është e gatshme që të debatojë me të në cilëndo media nga cilido moderator.

“Nuk dua të ndalem më shumë te kjo përplasja e fundit. Nuk jam marrë fare me qëndrimet e tij. Ajo që e tha së fundmi është tepër e ulët, nuk e kuptoj si njerëzit përreth tij nuk i thonë se është një absurditet që askush nuk do t’ia falë. Nëse ai dëshiron t’i hyjë kësaj pune, unë nuk përtoj. Ai më njeh shumë gjatë dhe e di se padrejtësitë nuk i duroj. Absolutisht në cilëndo kohë dhe në cilindo moment, në cilëndo media dhe nga cilido moderator jam e gatshme të debatoj”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz