BallinaShqiptareShiu përmbyt Durrësin dhe Vlorën

Shiu përmbyt Durrësin dhe Vlorën

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Reshjet e shumta të shiut që kanë vijuar me intensitet përgjatë gjithë ditës kanë rënduar situatën në rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit.

Në shumë akse, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është thuajse i pamundur, pasi uji ka kaluar lartësinë mbi trotuare.

Situatë problematike raportohet në lagjen nr. 18, nr.1, aksi “Pavarësia”, rruga “Egnatia”, zona e Shkozetit etj, ku niveli i ujit rrezikon të vërshojë edhe në banesa.

Pavarësisht se të dy hidrovorët janë në funksion me kapacitet të plotë, situata paraqitet e rënduar në qytetin bregdetar.

Ndërkohë që e njëjta situatë është regjistruar dhe në qytetin e Vlorës, ku dhjetëra akse janë pushtuar nga uji. Situata nga përmbytjet pritet të përkeqësohet duke qenë se reshje shiu janë parashikuar dhe për orët në vijim./ A2 CNN

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz