BallinaLajmeKëtë javë priten reshje bore

Këtë javë priten reshje bore

Të ngjajshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se këtë javë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë.

Sipas IHMK-së, Si pasojë e vranësirave të dendura e herë–herë konvektive do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kurse sa i përket temperaturave, IHMK-ja thotë se, ato do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-22 gradë Celsius.

Dita e martë do të shënoj rënie në vlerat e maksimaleve, parashihen reshje shiu në vise të ulëta dhe vise me lartësi mesatare, derisa në viset malore me lartësi mbi 1500m mbi nivel të detit, reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore.

Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike reshjet parashihen të fillojnë diku në orët e vona të ditës së hënë për të vazhduar edhe ditën e marte.Të mërkurën reshjet do të zvogëlojnë intensitetin, kurse të enjten parashihen edhe rreze dielli.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit për sot dhe nesër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz