BallinaLajmeNesër votohet për Rimëkëmbjen Ekonomike, ky deputet thotë se i kanë siguruar...

Nesër votohet për Rimëkëmbjen Ekonomike, ky deputet thotë se i kanë siguruar 61 vota

Të ngjajshme

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Policia italiane goditi një bazë të dyshuar të një...

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e...

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka nënvlerësuar Kosovën para...

Aksident i rënë në Cerovikë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e...

Deputeti i NISMA-s, Endrit Shala në një prononcim për Gazeta Blic u shpreh i bindur se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të kalojë të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Shala deklaroi se koalicioni i ka 61 vota dhe deputetët do jenë prezent për votim.

“NISMA do ta votojë. Si koalicion qeverisës i kemi ba 61 vota me të cilat e kemi thirrë edhe mbledhjen e parlamentit edhe nesër të gjithë deputetët kanë me qenë aty dhe ka me u votu”, deklaroi Shala.

Deputeti i Nismës tha se pret që edhe deputetët e partive tjera ta mbështesin këtë projektligj.

“Ne besojmë që duke pasë nevojë, duke pasë parasyshë nevojat e qytetarëve atëherë besojmë që edhe deputetët e tjerë të partive tjera politike do ta votojnë projektligjin”, tha Shala.

Të hënën del në votim për herë të shtatë, Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ky projetligj dështoi të votohej gjashtë herë në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz