Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Një 17 vjeçar teksa ishte duke vozitur makinën ka aksidentuar për vdekje një fëmijë të moshës 5 vjeçare, njofton Klan Kosova
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Sot rreth orës 13:00 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka ndodhur një aksident ku si pasojë një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka ndërruar jetë. Shoferi është i mitur rreth moshës 17 vjeçare”.
“Njësiti i trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha procedurat në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Prokurori dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, deklaroi Gashi.
Gashi mes tjerash tregoi se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë ku fëmija është goditur duke kaluar rrugën.