Avni Bytyqi, zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se ky subjekt politik do të mbetet në opozitë dhe se asnjë herë nuk është trajtuar nga organet e partisë që të jenë pjesë e Qeverisë apo koalicionit qeverisës që është tani.
“Edhe pse e kemi përseritur shumë herë, disa media po vazhdojnë ta thonë të kundërtën e asaj që ne e kemi thënë”.
“PDK është në OPOZITË, hyrja në qeveri as që është trajtuar nga organet e partisë!”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook.