BallinaLajmeKomisioni Europian i jep 50 milionë euro ndihmë Kosovës

Komisioni Europian i jep 50 milionë euro ndihmë Kosovës

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Komisioni Europian, në emër të Bashkimit Europian, i ka ekzekutuar 50 milionë euro të programit të Asistencës Makro-Financiare (AMF) për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.

AMF është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE’së me vendet fqinje dhe ato të zgjerimit, dhe qëllimi i saj është të përdoret si instrument i jashtëzakonshëm i BE’së për reagimin ndaj krizave.

“Fondet e AMF-së vihen në dispozicion në formën e kredive afatgjata me kushte shumë të favorshme. Fondet e AMF-së do të kontribuojnë për rritjen e stabilitetit makroekonomik dhe për krijimin e hapësirës për alokimin e burimeve për zbutjen e pasojave të rënda negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit. Më 30 korrik 2020, në emër të BE-së Komisioni ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MM) me Kosovën, i cili vlen deri në 100 milionë euro dhe është i ndarë në dy këste të barabarta prej 50 milionë eurosh”, thuhet në njoftim.

“Për marrjen e këstit të dytë të ndihmës, në Memorandumin e Mirëkuptimit u dakorduan nëntë kushte politike, d.m.th. masat duhet të adresojnë financat publike dhe stabilitetin financiar, papunësinë e të rinjve, si dhe qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit. Përmbushja e veprimeve të politikave do të vlerësohet para disbursimit të këstit të dytë që mund të paguhet në gjysmën e parë të vitit 2021, varësisht nga shpejtësia me të cilin Kosova i zbaton masat e dakorduara të politikave”, thuhet tutje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz