BallinaLajmeMbi 24 mijë euro shpenzoi delegacioni kosovar në Uashington (Dokument)

Mbi 24 mijë euro shpenzoi delegacioni kosovar në Uashington (Dokument)

Të ngjajshme

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit: Europol në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kryeprokurori iProkurorisë Speciale, z.Blerim...

Parashikimi interesant i Capital T për rezultatin e ndeshjes Kosovës-Turqi

 Këngëtari i famshëm kosovar “Capital T” në një intervistë...

Miratohen listat e kandidatëve që aplikuan për Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar listat e kandidatëve...

Delegacioni kosovar, i përbërë nga kryeministri Hoti ka shpenzuar mijëra euro gjatë vizitës gjashtëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton GazetaBlic.

Në dokumentin që ka siguruar GazetaBlic, shihet se ky delegacion i përbërë me 4 zyrtarë ka shpenzuar mbi 24 mijë euro.

Kreu i ekzekutivit, i cili qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 31 gushti deri më 4 shtator, nga buxheti i shtetit harxhoi gjithsej 8 mijë e 336 euro.

Ndërkaq, zëvendësi i tij, Driton Selmanaj, nga arka e shtetit ka shpenzuar katër mijë euro.

Sipas dokumentit të siguruar, Koordinatori për Dilog, Skënder Hyseni, ka shpenzuar rreth 4 mijë euro nga buxheti i shtetit për akomodim, mëditje dhe biletë për gjashtë ditë sa ka qëndruar në SHBA.

Ndryshe, më 4 shtator, në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik.

Në marrëveshjen që është nënshkruar në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, mes tjerash, thotë se Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin dhe se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem./GazetaBlic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz