BallinaLajmeA u konsultua Veliu me Hotin për aksionin e Karaçevës, ashtu siç...

A u konsultua Veliu me Hotin për aksionin e Karaçevës, ashtu siç kishte bërë me Kurtin?

Të ngjajshme

Gjoshi: Presidentja ta emëroj anëtarin e PDK-së në KQZ që sot

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje presidentes,...

Mediat: Trumpi konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran

Sipas një raporti mediatik, Presidenti i SHBA Trump po...

Inspektorati i Gjilanit kërkon largimin e objekteve dhe mbeturinave pranë banesave sociale

Pas ankesave të qytetarëve për vendosje të objekteve montuese,...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur sot një konferencë për media pas publikimit të raportit për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Hoti është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a e kishte pyetur Veliu atë për aksionin kundër krimit dhe korrupsionit në Karaçevë, ashtu siç ishte konsultuar me ish-kryeministrin Kurti, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, për këtë pyetje, Hoti nuk ka dhënë një përgjigje konkrete. Ka thënë se do të tregohet i rezervuar për koordinimet e brendshme shtetërore mes instancave.

“Atë që kem bërë në 3-4 muaj e qeverisjes në luftën kundër krimit e korrupsionit e kemi bërë me veprime konkrete. Kjo fjalë(korrupsioni) është zhdukur në diskursin publik në muajt e fundit. Besueshmëria në institucione është e ulët për shkak të një ta kaluare të pakëndshme. Ne po japim dëshmi përmes veprimeve, jo duke folur në konferenca. Më lejo të rezervohem për koordinime të brendshme të cilat i kemi pasur dhe do t’i kemi”, tha ai.

Kryeministri po ashtu foli edhe për liberalizimin e vizave për të cilin proces tha se Komisioni ka konstatuar se kriteret janë plotësuar qysh më 2016. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz