back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaRegjionale34 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 1 në Drenas dhe...

34 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 1 në Drenas dhe 1 në Skenderaj

Të ngjajshme

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren).

Sipas Institutit, 2 raste janë nga rajoni i Drenicës, transmeton DrenicaPress

Një rast i ri është regjistruar në komunën e Drenasit, me lokacion në fshatin Krajkovë. Po ashtu në Skenderaj është një rast i ri me virusin korona.
I infektuari është nga fshati Klinë e Epërme e Skenderajt. /DrenicaPress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz