Skuadra italiane ‘Lazio’ zyrtarisht ka njoftuar se do ta lirojë futbollistin Vedat Muriqi të luaj në 3 ndeshjet e ardhshme me përfaqësuesen e Kosovë. Tash i mbetet trajneri të Kosovës të vendosë nëse do ta aktivizojë yllin kosovar në ndeshjen e së enjtes kundër Maqedonisë së Veriut.
Ndonëse ende nuk është paraqitur as me skuadrën e re ‘Lazio’ pas lëndimit, futbollisti kosovar Vedat Muriqi ka tashmë lejen e klubit të tij të ri që të ri-startojë në fushë gjatë 3 ndeshjeve të ardhshme me përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Reporteri.net
I mbetet trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, të vendosë nëse ish-yllin e Fenerbaces do ta aktivizojë në fushën e blertë, ditën e enjte, kur përfaqësuesja e Kosovës zhvillon në Shkup ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, e vlefshme për kualifikim në ‘Euro 2021’.
Përveç në këtë ndeshje, transferimi i ri i Lazios do të jetë në dispozicion të Kosovës edhe për duelin e 11 tetorit ndaj Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe më 14 të këtij muaji ndaj Greqisë në Athinë. /Reporteri.net/.