BallinaLajmeParalajmërohet borë gjatë kësaj jave në Kosovë

Paralajmërohet borë gjatë kësaj jave në Kosovë

Të ngjajshme

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

Prishtina Weather ka paralajmëruar se mund të ketë reshje bore në viset malore mbi 2000 metra gjatë kësaj jave.

“…ku gjatë ditës së enjte pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, si dhe parashihet të fryejë erë më e fuqishme veriore, në rajonin e Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Në vise të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe dëborë”, thuhet në njoftim.

6.10.2020 – Fronti i ftohtë që kaloj mbi vend mëngjesin e sotëm, solli të reshura shiu dhe një rënie të temperaturave përreth vlerave mesatare. Ditën e mërkurë një ciklon nga Italia parashihet të lëvizë mbi rajonin tonë, që orëve të pasdites dhe natën kushtëzon mot kryesisht të vranët me të reshura shiu. Ky ciklon sjell me vete edhe masa më të ftohta ajrore, ku gjatë ditës së enjte pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, si dhe parashihet të fryejë erë më e fuqishme veriore, në rajonin e Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Në vise të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe dëborë.

7.10.2020 – Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Kryesisht vranët, e nga orët e pasdites dhe në mbrëmje herë herë me shi. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 21C, e në vise malore 7C deri 15C. Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-10m/s, nga Dukagjini me hove deri në 14m/s. Indeksi UV: 3.

8.10.2020 – Herët në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vransira, më ftohtë dhe me erë. Vende-vende me reshje të dobëta shiu. Në vise të larta malore mbi 2000m, mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 17C, e në vise malore 4C deri 9C. Do të fryj erë mesatare dhe e fuqishme nga krahu verior 4-13m/s, e përreth rajonit të Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Indeksi UV: 2.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz