Në Shqipëri janë regjistruar 149 raste te reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 14.266 dhe numri i të vdekurve në 396.
Në orët e fundit janë shëruar 139 pacientë, duke e rritur në 8.675 numrin e të shëruarve dhe raste aktive aktualisht janë 5.195.
Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 206 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri vijojnë testimet dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 92.109 testime për personat e dyshuar me koronavirus.