back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSportDrita tregon karakterin e kampiones, fiton me përmbysje ndaj Feronikelit

Drita tregon karakterin e kampiones, fiton me përmbysje ndaj Feronikelit

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Drita ka shënuar fitore spektakolare ndaj Feronikelit.

Në një terren mjaft të vështirë në ‘Rexhep Rexhepi’, Drita ka arritur të përmbys Feronikelin për tri pikët e kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kampionët në fuqi gjenin veten në disavantazh pas golit të Mendurim Hotit, gol ky që u shënua qysh në minutën e 20’ të takimit.

Drita arriti të reagonte vetëm në minutën e 53’, kur Astrit Fazliu shfrytëzoi mirë asistimin e Erjon Vucaj, për barazimin 1:1.

Përmbysjen e Feronikelit e bëri Kastriot Rexha, kur në minutën e 68’ shfrytëzoi asistimin e Xhevdet Shabanit.

Me këtë fitore, Drita numëron 6 pikë në dy ndeshje, kurse Feronikeli pas pesë ndeshjeve mbetet me pesë pikë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz