BallinaLajmeFjalimi i ashpër i Nasim Haradinajt në Hagë: Faqezinjtë tanë deputetët për...

Fjalimi i ashpër i Nasim Haradinajt në Hagë: Faqezinjtë tanë deputetët për poste e rroga të veta na kanë sjellë këtu

Të ngjajshme

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe para hyrjes së...

Fillojnë të mblidhen veteranët për protestën e thirrur nga OVL-UÇK

Në sheshin e kryeqytetit, saktësisht para Kuvendit të Kosovës...

Protesta para Kuvendit, Dërguti: Nuk do të lejojmë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat

Opinionistja, Aida Dërguti ka marrë pjesën në protestën e...

Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj është paraqitur sot në seancën e parë në Gjykatën Speciale.

Në fjalën e tij pas leximit të arsyeve të arrestimit të tij, Haradinaj tha se nuk e njeh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh.

“Nuk e kom njohur këtë gjykatë, nuk e njoh edhe nuk kom me njoftë këtë gjykatë pavarësisht që Kuvendi jem ju ka dhënë mandat 5 vjeçar, dhe tash jeni me afat të skaduar pas 2 gushtit”, ka thënë Haradinaj, shkruan Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se kemi 150 mijë nënshkrime nga qytetarët që jemi kundër kësaj Gjykate. Ai fajësoi deputetët e Kuvendit të Kosovës për situatën në të cilën gjenden.

“Faqezinjtë tanë deputetët për poste veta e rroga të veta na kanë sjellë këtu, që ju sot me na arrestu me thy Kushtetutën tonë, edhe pas skadimit të afatit tuaj.
Jam padrejtësisht këtu, keni thy Kushtetutën e vendit tim, keni thy çdo ligj njerëzor keni thy të drejtat e mendimit të lirë. Edhe të më dënoni 500 milionë vjet nuk mund të ma ndërroni mendimin”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj theksoi se për mendimin e tij të lirë ai është dënuar nga regjimi i Millosheviqit.

“Nuk jemi pishman, luftojmë dhe kemi luftuar për të drejtën minimale njerëzore, mendimi i lirë”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz