Dy persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në gjimnazin”Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë. Bëhet fjalë për një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Megjithatë mësimi në këtë shkollë po vazhdon.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.
“Po, kemi dy punëtorë të stafit që kanë rezultuar pozitivë, një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit, të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësimi po vazhdon sepse nuk ka shenja të përkeqësimit të situatës as në mesin e stafit as te nxënësit”, ka thënë Topalli.
Sipas tij, deri më tani në këtë shkollë janë gjithsej tre persona të infektuar, dy mësimdhënës dhe një punëtor teknik./Gazeta Express/